Që në ditën e parë të shkollës, mësuesja dhe sekretarja rezultojnë me koronavirus

Një ditë para se të hapeshin shkollat, një mësuese dhe një sekretare e një gjimnazi në Tepelenë kanë rezultuar pozitive në testin për koronavirusin.

Burime për Abc News bëjnë me dije se një ditë më parë kanë rezultuar pozitiv me virus mësuesja dhe sekretarja e gjimnazit  “Abaz Shehu”.

Nisja e vitit të ri shkollor është shoqëruar me pasiguri për shkak të pandemisë, dhe ka pasur edhe kërkesa që të testohen të gjithë mësuesit, para se të nisë shkolla.

Një ditë më parë 10 mësues në shkollën “Jeronim De Rada”, në Tiranë janë konfirmuar pozitiv me Covid. Në lidhje me këtë ministria ka bërë me dije se do të jenë në dispozicion 1 mijë mësues, të cilët do të zëvendësojnë kolegët e infektuar.

Këtë të hënë ka nisur dhe viti i ri shkollor për 450 mij nxënësit që duhet të ulen në bankat e shkollës duke ruajtur distancën dhe respektuar protokollin e sigurisë për mbrojtje ndaj virusit.

Share With:



257 Views