Qeveria propozon ndryshime në Kodin e Familjes dhe mënyrën e adoptimit

Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u konsultuar ndryshimi i kodit të familjes, përkatësisht nenet që kanë të bëjnë me birësimin. Këto ndryshime janë kundërshtuar nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Të cilët i kanë kërkuar drejtuesve të Komisionit të Ligjeve që të jenë pjesë e diskutimeve në komision. Ata kanë propozuar edhe disa ndryshime. Një prej tyre është mosha e personave që lejohet të birësojnë fëmijë, e cila sipas projektligjit është 21 vjeç.

Projektligji i propozuar nga Këshilli i Ministrave ndryshon edhe nenin 242, i cili përcakton se birësimi mund të kryhet edhe nga një person i vetëm ose persona që janë bashkëjetues prej të paktën 3 vitesh.

Ndryshimet e propozuara në ligj sipas përfaqësuesve të komuniteteve fetare rrezikojnë familjen. Ndërkohë që sipas relacionit propozues këto ndryshime janë bërë për të patur në bazë interesin më të lartë të fëmijës. Numri i birësimeve në vendin tonë ka ardhur në rënie. Nëse në vitin 2015 janë bërë 53 birësime në 2019,  ishin vetëm 24.

Share With:
Translate »
43 Views