Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga Covid-19

Qumështi i gjirit mund të mbrojë foshnjat nga koronavirusi.

Sipas një studimi në një laborator në Kinë u zbulua se qumështi i nënës parandalon infektimin e foshnjave dhe krijon antitrupa edhe nëse fëmija nuk i ka.

Gjithashtu ky studim tregon se efektiv është edhe qumështi i kafshëve se ai i dhive apo lopës.

Ekipi, nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit, thotë se gjetjet mbështesin rekomandimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që nënat e dyshuara ose të konfirmuara me COVID-19 të vazhdojnë ushqyerjen me gji.

Në një studim të mëparshëm, i njëjti ekip hulumtues zbuloi se qumështi i gjirit parandalon infeksionin të futet në qelizat e veshkave të kafshëve. Ata përcaktuan se proteina e hirrës, e cila ka veti anti-inflamatore, ishte përgjegjëse për inaktivimin e virusit në krahasim me  proteinat e tjera të tilla si laktoferrin.

Share With:
Translate »
408 Views