Rama ndan fotot e shkollës të rindërtuar pas tërmetit: Vetëprodhon energji me panele diellore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale, pamjet e shkollës “Iliria” të rikonstruktuar në Fushë-Krujë.

Përveç ambienteve sportive të reja, shkolla është e pajisur me panele diellore, për të gjeneruar energji elektrike për nevojat e veta.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën “Iliria” në Fushë-Krujë, një tjetër destinacion arsimor i Rilindjes pas Shkatërrimit prej tërmetit, ku ka zënë vend edhe risia e vetëprodhimit të energjisë me panele diellore, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Share With:
Translate »
107 Views