Viti i ri shkollor nis nesër! Për herë të parë hapet një gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë

Nesër nis viti i ri shkollor me disa risi. Fëmijët e klasave të para, që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të përdorin abetaren e re të unifikuar me Kosovën dhe lëndën e TIK.

Gjithashtu do të ketë një shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK.

Nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë në këtë institut do të kenë mundësi të vijojnë studimet. Në Institutin që ndodhet në zonën e “Medresesë” në Tiranë janë hapur dy klasa të X-ta. Nxënësit nga rrethet do të akomodohen pranë konvikteve të shkollës.

Ndërkohë, këtë vit shkollor do të hapen disa shkolla në vend, të rindërtuara pas tërmetit. Vetëm në kryeqytet do të hapen 12 shkolla të reja.

Share With:
Translate »
94 Views