Rama nxjerr videon: Mbresë fantastike nga fëmijët, në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shkodrës. Ai ka vizituar familjen e Vullnet Shabajt në fshatin Postribë.

Kjo familje është në kushte shumë të vështira ekonomike. Varfëria ‘fliste’ nga çdo skaj i shtëpisë.

Çifti kishte shtatë fëmijë, katër prej tyre shkonin në shkollë dhe ishin nxënës të shkëlqyer. Ndërsa vajza më e madhe e familjes u shpreh se shkollën e kishte 1 orë larg nga shtëpia.

Ndërsa në videon e postuar në “Facebook”, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES ???? dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”.

Share With:
Translate »
509 Views