Rasti i Kavajës/ Nëna i një prej të arrestuarve: Djali im i pafajshëm. Është në gjendje të rëndë

Rasti i i 13-vjeçares në Kavajë  ka tronditur opinion kombëtar. Por nëna e një prej djemve të arr estuar, më i madhi prej tyre, një 16-vjeçar, e intervistuar nga “Open” i ka mohuar akuzat që djali i saj të ketë kryer marrëdhënie me vajzën.

“Djalin po e mbajnë padrejtësisht në qeli. Ma kane quajtur monster. Nuk është e vërtetë. Çuni ka bërë veç një puthje dhe një prekje. Kaq. Është në gjendje të rëndë. Djali është 16 vjeç. minoren ai , minoren ajo, pse duhet të gjykohen kështu”, u shpreh ajo.

Më tej nëna e 16-vjeçarit vijon të mohojë edhe që djali i saj të ketë bërë shantazh ndaj saj. Sipas saj tashmë çështja është kthyer në politike dhe po dënohen padrejtësisht.

“Nuk e di çfarë kanë bërë djemtë e tjerë, çuni im nuk e ka bërë këtë. Çuni im nuk është rritur ashtu. Djali im ndihet keq sepse është pafajshëm. Kanë futur edhe politikën e mesme. Kur prindëri i vajzës e dinte se kishte të dashur, si nuk e pyeti njëherë vajzën. Nuk e kanë problem se u përd hunua një vajzë. Por tani ka ndërhyrë politika, po e bëjnë politikë”, tha ajo.

 

Share With:



398 Views