Vajza e ish-Presidentit në pritje të ëmbël

Familja e ish-Presidentit të Shqipërisë, duket se pas pak muajsh do të përjetojë një ndjenjë tejet të veçantë. Vajza e vogël e Bamir Topit, Etida mësohet të jetë në pritje të ëmbël. Ish- Presidenti, tashmë Kryetar i Partisë Fryma e Re Demokratike, do të bëhet gjysh për herë të parë nga vajza e vogël ndërkohë që është gjyshi i një vogëlushi nga vajza e madhe Nada. Etida ka lidhur kurorë në vitin 2016 me partnerin e saj, i cili  është djali i një biznesmeni të njohur, Luan Bregasi. Bamir Topi ka dy vajza, Nadën dhe Etidën dhe të dyja janë të martuara.

Share With:
Translate »
1382 Views