Reagon ashpër ish-partnerja e Endrikut: Fëmija është i imi, jo i “nuses” së tij

Ish-partnerja e Endrik Bebës ka bërë një postim në Instagram ku shkruan se, “fëmija është i saj dhe jo i nuses së Endrikut”.

Sipas saj, Endriku nuk e përmend emrin e saj sepse ka frikë mos del e vërteta e ndarjes së tyre.

“Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre! Fakti që ai nuk do të më përmendi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë (dhe pse e përmendi një nga banorët aty) djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua tja heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë cdo limit! Lëreni djalin tim jashtë botës së mediave se nuk i duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që i duhet nga unë!”, shkruan ajo.

Share With:
Translate »
62 Views