“Vëllait i la amanet vajzën”, nëna e 27-vjeçares mes lotësh: I shtrëngoi dorën motrës e dha shpirt

Sibela Abedini, e reja që i dha fund jetës pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, i la amanet vajzën vëllait të saj.

27-vjeçarja që u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonin familjarët e saj, ishte nënë e një vajze 2-vjeçare dhe në momentet e fundit të jetës, meraku i saj i vetëm ishte vajza.

Nëna e 27-vjeçares ka treguar se e bija i ka lënë vëllait amanet vajzën dhe pasi ka shtrënguar dorën e motrës ka ndërruar jetë. Ajo madje ka thënë se natën që ndodhi ngjarja e rëndë, Sibela nuk kishte ngrënë fare darkë pasi do priste vëllanë, të kthehej nga puna.

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu. E vuri vajzën ën gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali. Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë. E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet Ambrën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”.”

Share With:
Translate »
47 Views