Recetat e mamit | Pure avokado
Përbërësit:
-1 avokado e vogël
-2 lugë të mëdhaja fetëza (corn flakes) prej orizi
-1 lugë e madhe lëng molle
Përgatitja: Fetëzat e orizit i perzieni në 150 ml ujë dhe i zieni pak,2 deri ne 3 minuta. Prej avokados matni dhe merrni vetëm 60 gr. Ia shtoni këtë qullit të orizit poashtu edhe lëngun e mollës dhe të gjitha i puroni me mikser për bluarje.
-E përshtatshme prej muajit të shtatë.