Recetat e mamit | Makarona me perime
Përbërësit
500 gr makarona
2 karrota
2 kungullesha
3-4 thelpinj hudhre
vaj vegjetal
20 gr gjalpë
djathë parmesan
majdanoz i freskët i grirë
Hapat
1
Karrotat dhe kungulleshat ndahën në pjesë të tërthorta.
2
Skuqen pak në vaj vegjetal me gjalp.
3
Pas 2-3 minutash skuqje shtojmë hudhrën e grimcuar ku do t’i skuqim së bashku edhe 2-3 minuta të tjera.
4
Makaronat e ziera në ujë të kripur i bashkojmë me perime dhe i skuqim bashkë për 2 minutë.
5
Në fund shtojmë majdanozin e freskët të grimcuar.
6
Shërbehen me djathë parmezan.
7
Ju bëftë mirë!