Redon Makashi, njësoj si prindërit: Në fillim do të bëhem baba

Pyetja “Kur do të martohet?” nuk i është Redon Makashit në asnjë intervistë. Më shumë sesa atij vetë, statusi i tij si beqar duke se “shqetëson” të madh e të vogël, ndaj edhe sa herë Redoni zbulon ndonjë gjë të re për jetën private, është e pamundur të mos fitojë vëmendje.

Megjithëse është në grupin e artistëve që nuk i pëlqen të fokusohet te jeta private dhe as të zbulojë më shumë detaje për njeriun që ka në krah, edhe Redoni e ka pasur të vështirë ta shmangë pyetjen e përhershme.

Edhe këtë herë, i ftuar në “Lart e poshtë” me Eraldo Rexhon, Redoni u përball sërish me të njëjtën pyetje: Kur do të martohet?

Këtë herë, kantautori vendos të ndryshojë përgjigje. Meqenëse prindërit ia kërkojnë gjithmonë të njëjtën pyetje sepse kanë dëshirë të bëhen gjyshër, ai ka vendosur t’u ngjajë atyre. Në fillim ata sollën në jetë Redonin dhe pastaj u martuan: “Po na ikën mosha, por ka ende kohë për t’u bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë, ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të”,- tha Redoni.

Share With:
Translate »
559 Views