Rëndësia e ngjyrave tek fëmijët, çfarë duhet të dini
Ngjyra është njëra prej atributeve më të dukshme të botës që na rrethon.
Për foshnjat dhe fëmijët, kuptimi i ngjyrave është njëra prej gjërave esenciale në ndërtimin dhe zhvilimin e tyre.
Për shembull, në matematikë, njohja e ngjyrave përdoret për të kategorizuar, renditur dhe krahasuar.
Përvec kësaj, fëmijët përmës ngjyrave nuk mësojnë vetëm të identifikojnë ngjyrat, apo për t’i identifikuar objektet, por zhvillojnë dhë forcojnë aftësinë e tyre për të komunikuar në mënyrë efektive.
Duke i mësuar fëmijës ngjyrat, (duke përfshirë, nuancat, tonet), ju gjithashtu do t’u mësoni atyre, që ta përdorin ngjyrën edhe si mjet për shprehjen e kreativitetit në të gjitha aspektet e jetës. Mbi të gjitha, fëmija juaj do të mësojë të përdorë ngjyrat si mjete identifikuese si psh. përmes të ngjyrës së kuqe, ai identifikonë se ajo ngjyrë paraqet rrezik, apo për ta dallur të nxehtin nga të ftoti, por roli që ka ngjyra në zhvillimin e tyre nuk ndalet këtu.
Nga Shtëpia Botuese Dritan, gjeni në të gjithë libraritë librat me ngjyrosje për fëmijët, të cilat janë një vlerë e shtuar në zhvillimin psikologjik dhe emocional të vogëlushëve, por edhe kohë cilësore e kaluar mes jush.
View this post on Instagram