Rëndësia e peshkut në zhvillimin e fëmijës

Ditët e sotshme prindërit dhe dietologët e ndyshëm insistojnë shumë që peshku të jetë pjesë e pandashme e ushqimit të fëmijëve dhe të rriturve gjithashtu. Por çdo ditë e më shumë fëmijët refuzojnë ta konsumojnë atë duke humbur të gjitha vlerat ushqyese që peshku përmban. Ushqyerja e fëmijës me peshk duhet të nisë që në një moshë të hershme kur fëmija sapo ka filluar të konsumojë dhe ushqime të tjera veç qumështit. Për të ditur më shumë rreth vlerave ushqyese të peshkut dhe benefiteve që sjell ai tek fëmijët, lexoni më poshtë.

  1. Rrit nivelin e inteligjencës së fëmijëve.
  2. Rrit përqëndrimin.
  3. Qartëson shikimin.
  4. Rregullon gjendjen emocionale tek fëmijët.
  5. Përforcon imunitetin.

Kaq shumë benefite në një peshk të vogël, por nuk janë vetëm këto, ka akoma dhe shumë të tjera. Por ajo që i mundon prindërit të dijnë është se kur duhet të fillojnë të ushqejnë fëmijën e tyre me peshk. Siç thashë edhe më sipër është mirë që fëmija të fillojë të ushqehet me peshk sapo të fillojë të konsumojë ushqimet, rreth 6 muajsh. Peshku tingëlon si një pjatë për të rriturit, por ja që tani po shndërohet në një pjatë tradicionale për të porsalindurit. Përpiquni të zgjidhni peshkun që përmban më shumë Omega 3 për fëmijën tuaj. Por qëndroni larg peshqve që përmbajnë shumë mërkur. Gjithashtu ka një numër të madh peshqish që fëmijët mund të jenë alergjik kundrejt tyre. Në këto raste doktori do t’ju rekomandojë që të tregoni shumë kujdes me fëmijën.

A është i rekomandueshëm peshku për gratë shtatëzëna?

Sigurisht që peshku është një nga ushqimet kryesore që duhet të konsumoni gjatë shtatëzanië apo mëmësisë, si pasojë e vlerave të jashtëzakonshme që ai përmban. Proteinat e peshkut nxisin prodhimin e qumështit tek nënat shtatëzëna duke eleminuar shanset e mosardhjes së gjirit. Me pak fjalë është shumë e rëndësishme të konsumoni peshk në çfarëdolloji moshe. Nuk ëhtë kurrë vonë për t’u ushqyer shëndetshëm. /Kids’Time/

Përshtati: B.Lica

Share With:



660 Views