Rëndësia e trajtimit të hipertensionit kronik gjatë shtatzënisë

Deri në 6% të grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara përballen me hipertensionin kronik.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) e përshkruan atë si presion të lartë të gjakut që zhvillohet para shtatzënisë ose gjatë gjysmës së parë të shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Si rezultat i kësaj, trajtimi për hipertensionin kronik gjatë shtatzënisë varet nëse është i rëndë apo i lehtë.

Në rastet kur hipertensioni është i rëndë, me rekomandimin e mjekut tuaj, ju mund të filloni të merrni medikamente për trajtimin e tij.

Kjo pasi, studimet e fundit të më shumë se 2,400 grave shtatzëna kanë zbuluar se trajtimi në 20 javët e para rezultuan në efekte të ulëta negative gjatë shtatzënisë.

Efektet për të cilat mund të ndikojë hipertensioni janë lindja e parakohshme dhe preeklampsia (e lehtë apo e rëndë).

Ndonëse, preeklampsia e lehtë mund të monitorohet nga afër, preeklampsia me simptoma më të rënda mund të shkaktojë konvulsione te nëna, shkëputje të placentës apo edhe deri në pasoja fatale.

Share With:
Translate »
129 Views