Prindërit që bëjnë këto 3 sjellje kanë më shumë gjasa të rritin fëmijë narcistë

Si një neuroshkencëtar që studion çrregullimin e personalitetit narcist, kam zbuluar se dinamika e familjes është një nga parashikuesit më domethënës të sjelljeve narciste te fëmijët.

Për të qenë të qartë, fëmijët dhe adoleshentët janë natyrshëm më egoistë, jo narcistë, sepse mendjet e tyre janë ende në zhvillim. Pra, është normale që ata të jenë më pak të vetëdijshëm derisa të kenë mësuar aftësi të rëndësishme si rregullimi emocional dhe ndjeshmëria.

Bazuar në përvojën time, prindërit që bëjnë këto tre gabime të dëmshme kanë më shumë gjasa të rrisin fëmijë narcisist:

1. Mospranimi i sjelljeve negative

Fëmijët mësojnë duke vëzhguar dhe reflektuar, që do të thotë se ata mund të adoptojnë veprimet tuaja negative.

Le të themi se një kamerier ju prish porosinë. Në vend që ta trajtoni situatën me hir, ju poshtëroni dhe i bërtisni kamerierit. Fëmija juaj shikon dhe mendon se mënyra se si keni reaguar është në rregull.

2. Shpërfillja e emocioneve të fëmijës tuaj

Nëse ju shpërfillni emocionet e fëmijës suaj, në thelb po i mësoni atij se ajo që ndjen është e gabuar.

Si rezultat, ata do ta kenë të vështirë të rregullojnë sjelljet e tyre, gjë që mund të çojë në një sërë problemesh ndërsa rriten – nga sjelljet si varësia deri te sjelljet mbrojtëse si madhështia, e cila është një tipar i zakonshëm narcisist.

3. Të mos përmendni sjelljet narcisiste të fëmijës suaj

Nëse fëmija juaj ka një përplasje me dikë në publik, nuk është e nevojshme ta turpëroni atë duke nxjerrë në pah tiparet nëgative të tij.

Është e rëndësishme ta nxirrni atë nga situata.

Filloni duke bërë tre pyetje:

1.“Çfarë ndodhi?”

2.“Si po ndihesh?”

3.“Si mendoni se reagimi juaj po e bën personin tjetër (ose njerëzit përreth jush) të ndihet?”

Në vend që të pranoni mosfunksionimin e tyre emocional, ju duhet t’i ndihmoni ata të njohin ndjeshmërinë e tyre, ndërgjegjësimin social dhe aftësitë e rregullimit emocional.

Cody Isabel është një neuroshkencëtar dhe trajner prindërimi

Share With:
Translate »
88 Views