Renee s’është më e vogël, Nora e Roberti e marrin me vete dhe ajo i vë flakën clubit

Për shkak të angazhimeve të shumta, këngëtarja Nora Istrefi dhe familja e saj i kanë shtyrë pushimet për në fillim të shtatorit. Duke mos dashur të flasim për format trupore perfekte të Norës, pasi kjo sigurisht nuk përbën më një lajm, vëmendjen na e ka marrë e ëmbla Renee. Koha ka kaluar shumë shpejt, dhe ajo sot është mjaftueshëm e madhe për të shkuar në club. Nëse për një moment Nora dhe Roberti kanë pasur dyshime për ta marrë me vete me argumentin se nuk është vendi i duhur për një fëmijë, absolutisht ajo u ka treguar se e kanë pasur shumë gabim. Renee ka hyrë në pistën e vallëzimit dhe ka vazhduar të kërcejë pa asnjë ndrojtje edhe pse ishin dhjetëra sy që po e shikonin.  Atje tutje është Roberti, i njohur për lidhjen e ngushtë me të bijën, dëgjohet teksa i thotë: Bravo Renee. Është vajzë artistësh ajo, s’ka fjalë.

Share With:
Translate »
984 Views