Reperja Cardi B do të bëhet nënë në muajin korrik?

Reperja më në zë kohët e fundit, Cardi B, thuhet se është shtatzënë, por vetë këngëtarja nuk e ka pranuar ende. Sipas mediave të huaja rozë, Cardi B, do të presë fëmijën e saj të parë në muajin korrik, por nuk dëshiron që kjo t’i ndikojë në performancën e saj në skenën “Coachella”.

Ylli i hitit “Bodak Yellow” ka gjasa të jetë në muajin e shtatë të shtatzanisë kur pritetet të performojë në festivalin muzikor.

Kohët e fundit, 25-vjeçarja është përpjekur ta fshehë vazhdimisht barkun me anë të veshjeve të gjera. Megjithatë, nëse sheh me kujdes, kuptohet qartë që reperja është shtatzënë, sidomos me kostumin ngjyrë lejla. Sakaq, nuk dihet ende nëse ajo është në pritje të një djali apo një vajze me reperin Offset. J.K

Share With:
Translate »
563 Views