Arbitri kërkon mëshirë: Mos, kam gruan shtatzënë!
Disa ditë pas ngjarjes së dhunshme në futbollin grek ku presidenti i PAOK-ut u fut me pistoletë në stadium duke kërcënuar arbitrin, gazeta spanjolle, “Marca” ka publikuar disa detaje të reja se çfarë ndodhi atë mbrëmje.
58-vjeçari, Ivan Savidis, iu afrua gjyqtarit duke e kërcënuar atë dhe duke krijuar një situatë aspak të zakontë për një ndeshje futbolli.
Edhe pse pas kësaj ngjarjeje numri një i PAOK, kërkoi falje.
Momenti kur ai u fut në fushë me armë ishte i frikshëm. Mendohet se gjyqtari i ka thënë Savidis për të shpëtuar nga furia që kishte kapur presidentin.
Kini mëshirë për mua, gruan e kam shtatzënë, pres një fëmijë!”.
Këto mendohen të jenë fjalët që arbitri ka thënë pas deklaratës së 58-vjeçarit që iu drejtua fillimisht me kërcënimet “T’i sot e mbylle karrierën tënde si arbitër”.