Rikthim në fëmijëri/Vogëlushja në foto, sot ndër moderatoret më të dashura të ekranit!

Rrjetet sociale shpesh zbulojnë më shumë nga se mendojmë lidhur me personazhet e ekranit, dhe jo vetëm. Shohim më tepër nga e përditshmja tyre, zgjedhjet mbi veshjet, projektet e reja e shumëçka tjetër. Një nga tendencat e fundit të aktivitetit në rrjete të tilla është edhe postimi i fotove nga fëmijëria.

Disa nga personazhet kanë ndryshuar shumë, të tjerë ruajnë të njejtat tipare. Këtë të diel, një nga moderatoret më të reja të ekranit është rikthyer shumë vite më pas, nëpërmjet një imazhi ku ka shkruar: “Atëherë kur problemi më i madh ishte: a do të merrte motra me shoqjet e veta?” Bëhet fjalë pikërisht për Arjola Shehun, prezantuesen e “Kush vjen për drekë”.

Nuk mund të themi se Arjola njihet shumë në një foto të tillë, pasi tashmë jemi mësuar ta shohim me një imazh krejt ndryshe. Me flokët e gjatë dhe sytë me ngjyrë, Shehu vështirë se njihet në këtë postim. Një vogëlushe e lezetshme Arjola, apo jo?

Feelings… ❤️ @obsessionfashionwomen 🎩

A post shared by arjola_shehu (@arjola_shehu) on

Share With:
Translate »
717 Views