Rindërtohet fytyra e adoleshentes që jetoi 9.000 vite më parë

Shkencëtarët kanë rindërtuar fytyrën e një aldoleshenteje që ka jetuar 9000 vite më parë për të treguar sesi dukeshin njerëzit në periudhën mesolitike, rreth 7,000 para Krishtit.

Sipas ekspertëve kishin më shumë tipare mashkullore, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Është menduar se Dawn (i njohur si Avgi, në greqisht) ishte rreth 15-18 vjeç kur ajo vdiq.

Tiparet e saj të fytyrës, karakteristikat u rindërtua nga arkeologu dhe skulptori suedez Oscar Nilsson, i cili ka sjellë edhe më parë ‘në jetë’ përmes rindërtimeve njrëzit e lashtë, duke përfshirë një vajzë 11-vjeçare nga Athina  me emrin Myrtis.

Por, ndryshe nga Myrtis, disa prej karakteristikave të Daen janë jashtëzakonisht të ndryshme nga që janë sot.

“Duke rindërtuar shumë gra dhe burra në kohën e gurit mendoj se disa tipare të fytyrës duket se janë zhdukur ose ‘zbutur’ me kalimin e kohës,”-tha Nilsson. “Në përgjithësi, ne sot dukemi pak mashkullor, si burrat ashtu edhe gratë.”

Rindërtimi i pabesueshëm u shfaq në Muzeun e Akropolit, të premten, nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Athinës.

Share With:
Translate »
724 Views