Roan feston 1-vjetorin, Majk dhe Majlinda urojnë vogëlushin me fjalë zemre

Djali i këngëtarit Majk, sot feston ditëlindjen e parë. Roani është rritur dhe po i ngjanë shumë të atit. Majlinda Zeka, ish e dashura e Majkut, nëna e Roanit, ka postuar fotografi të djalit në Instagram ku shihet pranë një torte me numrin 1. “Ty qe do ta kushtoj nje jete .. Gezuar ditelindjen e pare te uroj shendet, femijeri te lumtur ,fat dhe shume suksese ne jete ! Te don mami shume lumturia ime”, është urimi i Majlindës .

Pas saj, Roan mori urimin edhe nga babai i tij, Majk. Këngëtari uroi djalin përmes një fotografie të postuar në instastory, ku Roan shihet i ulur mbi një tavolinë. “1 vjet”, shkroi Majk duke e shoqëruar me një emoji në formë të zemrës dhe duarve teksa luten. Ju kujtojmë që Majk dhe Majlinda Zeka janë ndarë gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
2063 Views