Ronaldo befason sërish, do të bëhet baba për herë të katërt

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo do të bëhet përsëri baba pasi u zbulua se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.
Në fotografinë që janë të kapur për dore, vihet re se modeles së njohur i është fryrë barku. Kishte disa kohë që qarkullonin fjalë për një shtatzëni të mundshme, derisa u kuptua se ajo mund të jetë rreth 5 muajshe.
Ylli i Portugalisë ka pritur binjakët e tij gjatë kësaj jave, ndërsa pritet që brenda këtij viti të shtohet një anëtar i ri në familjne Ronaldo.
Romanca e tij me 22-vjecaren ka disa kohë që ka filluar dhe duket se ai ka zgjedhur që ajo të jetë nëna e fëmijëve të tij.

Share With:
Translate »
670 Views