Ronaldo me të bijën në krahë, fotoja që po bën xhiron e rrjetit
“I bekuar”, ka shkruar CR7 në rrjetet sociale duke publikuar foto me njërin nga binjakët që me shumë gjasa është vajza nisur nga ngjyra e veshjes. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në qershor është bërë baba i binjakëve dhe portugezi vazhdon t’i qëndrojë pranë atyre sa herë që i jepet rasti. Pas stërvitjes së fundit për “El Clasico”, ku pritet të jetë titullarë në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, Cristiano ka postuar një foto në rrjetet sociale me njërin nga binjakët, duke shkruar: “I bekuar”. Nuk dihet nëse është vajza apo djali (Eva apo Mateo) që ka Ronaldo në duar, por e rëndësishme është se portugezi vazhdon të shijojë lindjen e binjakëve dhe është afër që të bëhet baba për herë të katërt, pasi e dashura, Georgina Rodriguez është shtatzënë.