Shokohet Britania, princi i vogël George përdoret si ‘ikonë e homoseksualëve’
Britania po zihen nga artikulli i publikuar në faqen online të lajmeve të komunitetit homoseksual, “PinkNews”, ku princi George, djali 4-vjeçar i William e Kate, paraqitet si “ikonë gay”. Jim Allister, lideri i partisë “Tuv” të Irlandës së Veriut, i kërkoi faqes ta heqë menjëherë artikullin, sepse përmbajtja e tij është fyese dhe e sëmurë. Benjamin Cohen, përgjegjës i “PinkNews”, refuzon ta ndryshojë versionin, sepse sipas tij artikulli bazohet në komente të marra nga ndjekësit. Komentet e nxjerra në këtë faqe interneti lidhen me një foto të princit George ndërsa ndodhet në bordin e një helikopteri dhe tregon gjithë lumturinë dhe habinë që ndjen. Sipas disa përdoruesve të faqes, poza e djaloshit është paksa femërore.
Ngjitur me foton e postuar shkruhet: “Princi George u shndërrua në një ikonë gay gjatë natës, të paktën kështu thonë disa persona në “Twitter”. Trashëgimtari i fronit mbretëror ka qenë gjithnjë i këndshëm dhe i veshur mirë, por, një ditë para ditëlindjes së tij të katërt, një foto e tij, që tregon një fytyrë të entuziazmuar, ndryshoi gjithçka”.