Erjon Veliaj sjell “foton e ditës” nga tarraca e Bashkisë me Kroi Art Dudushin në krahë
Trendi më i ri që futi kryebashkiaku i Tiranës, për celebrimin e cifteve në tarracën e Bashkisë, ka marrë pëlqimin e të gjithëve. Martesa më e “freskët” dhe që bëri bujë ishte ajo mes gazetares Elona Duro dhe biznesmenit Lorenc Goga. Ne sollëm foton ekskluzive të Kroi Art, që mori pjesë ndoshta në dasmën e parë të jetës sëbashku me të dy prindërit e tij dhe që ngjante si një dhëndërr i vogël. Por sot ishte Erjon Veliaj që ndau një foto edhe më të bukur me ne. Ai mban në krahë vogëlushin që e ka ngritur drejt qiellit dhe në sfond duket kulla e sahatit. Ne e cilësuam si foton e ditës ndërkohë që i urojmë kryebashkiakur të gëzojë sa më shpejt me një fëmijë! /Kids’ Time/