Vdes fëmija 1-vjeçar nga koronavirusi në Prishtinë

Një fëmijë 1-vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rasti është raportuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin për gjendjen me pandeminë në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.

Vdekjen e fëmijës së lindur në vitin 2020 e ka konfirmuar për Gazetën edhe SHSKUK në një përgjigje.

“Zyra për media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ju konfirmon bazuar në njoftimin  e Klinikës së Pediatrisë, se në mesnatë rreth orës 02:30, të datës 06.05.2021 është raportuar për një vdekje të një fëmije i konfirmuar me Covit -19. Fëmija M. Xh. i lindur më vitin 2020-M, ishte pranuar në klinikën e Pediatrisë me datë 30 prill 2021, fillimisht si i dyshuar pastaj me datë 05.05.2021 i konfirmuar me Covid-19, dhe përkundër përkujdesit maksimal nga stafi mjekësor, fëmija nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

IKSHPK ka raportuar edhe për tre viktima të tjera. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç).

Share With:
Translate »
120 Views