Rozana i uron 39-vjetorin vetes «Uroj që fëmijët e mi nesër të më duan po aq sa i dua unë prindërit e mi»

Jemi mësuar që në ditën e lindjes, t’i marrim nga miqtë dhe dashamirësit urimet e përzemërta, por Rozana Radi ka vendosur që urimin e parë të mos e marrë nga të tjerët, por t’ia bëjë vetë vetes. Këngëtarja bukuroshe, e cila prej pothuaj një viti po shijon edhe rolin e moderatores, pritet të fryjë, në mos i pastë fryrë më parë, sonte në mbremje plot 39 qirinj. Dhe kur je afër ndërrimit të prefiksit, siç quhet në gjuhën popullore, është momenti të ulesh dhe të flasësh seriozisht me veten, të bësh bilance dhe t’i urosh disa gjëra, disa nga ato dëshirat që ndoshta nuk e kanë parë kurrë dritën, përtej sirtarit të mbyllur ku ndodhen.

okius

“Uroj që vitet që kalojnë të mos ma largojnë asnjëherë buzëqeshjen vizatuar në fytyrë. Këtë buzëqeshje që spontanisht shpërthen në portretin tim kur kujtoj që gjërat e thjeshta, më lumturojnë më shumë. Uroj që të jetoj gjithmonë me emocione. Uroj që një dite të bëhem qytetare e botës. Uroj që të mos e humbas kurrë shpirtin tim të iniciativës. Uroj që të kem zë, zë atehërë kur më duhet më tepër se kurrë. Sepse nuk kemi lindur për të ndenjur ulur,kemi deryrën që të ngrihemi e ta lëmë lirinë të marri formë nëpërmjet gjesteve tona. Uroj që të kem kurajo. Uroj që ta jetoj në çdo moment jetën time me të gjitha zhgënjimet, gabimet e gëzimet , ta shijoj në çdo qelizë dhe të kem gjithmonë një palë këpucë me taka përpara të cilat të më kujtojnë që mund të arrij gjithmonë aty ku dua. Uroj të kujtohem gjithmonë të vë vehten time në vend të parë, sepse ta vendosësh veten në vend të parë është pozicioni më i mirë i lumturisë dhe i dinjitetit e nuk do të lejoj askënd të ma ndryshoj këtë mendim as për një palë “këpucë Louboutin.” Uroj të mos e braktis kurrë fëmijën brenda meje, të njëjtën fëmijë që shumë vite më parë shikohej në pasqyrë e veshur me një fund tutu rozë me deshirë të madhe për t’u rritur,ja tek jam po ajo vajza e vogël qe sot ulet përpara një kompiuteri dhe i transformon kujtimet e saj në fjalë. Uroj që të kem shumë kohë.Për të lexuar një libër ndërkohë që jashtë bie shi dhe unë arratisem poshtë kuvertës së krevatit, kohë për të degjuar Minën , Celentanon Michael Bublè e unë ëndërroj një kërcim me të, të mbyll sytë e të shndërrohem në një spektatore të jetës sime, të blej një apartament në jug të Italisë, të pi një kafe me time motër , të zhytem në vaskën me qirinj të ndezur anash, të kultivoj pasionet e mia, të konsumoj çokollata shtrirë në divanin e kuzhinës time duke ndjekur komedi amerikane. Uroj që të gjej lumturinë. Në një perqafim, në dy sy që më shikojnë dhe shkëlqejnë, në një mesazh,në një frazë, në një kujtim në një surprizë të thjeshtë. Uroj që fëmijët e mi nesër të më duan po aq shumë sa i dua unë prindërit e mi dhe pse vite pa i parë!’’

Share With:
Translate »
692 Views