Thirrje për ndihmë! E mitura braktiset nga familja e të afërmit në Devoll

Bashkia e Devollit ka një kërkesë të veçantë për banorët e saj. Me anë të një njoftimi ajo bën thirrje të gjejë një familje për një vajzë të mitur që e kanë braktisur të gjithë. “Familja që do të marre përsipër kujdestarinë e vajzës, duke ju referuar VKM nr. 89, datë 26.01.2012, do të ketë përfitime nga shteti. Le të shprehim interesin tonë si banorë për të ndihmuar këtë vajzë”- njofton bashkia.

Thirrja e bashkise!

Banorë të Devollit!

Në respektim të ligjit Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, kemi nevojën e bashkëpunimit me ju për të gjetur një familje kujdestare për vajzën e mitur me iniciale H.A e cila është e braktisur nga familjarët dhe të afërmit e saj. Familja që do të marre përsipër kujdestarinë e vajzës, duke ju referuar VKM nr. 89, datë 26.01.2012, do të ketë përfitime nga shteti.

Le të shprehim interesin tonë si banorë për të ndihmuar këtë vajzë.

Ju lutemi kontaktoni pranë Sektorit të Mirqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Devoll.

Ju faleminderit!

Share With:
Translate »
844 Views