Rrëfimi i Garipit, gjyshit që bëri mbesën e tij maturanten më të famshme në Shqipëri

Maturjantja Ledjana Matmuja dhe gjyshi i saj, Garip Halili, janë një çift simpatik, por i pazakontë. Gjysh e mbesë kanë “sfiluar” në tapetin e kuq në bulevardin e Kukësit në mbrëmjen e maturës me kostum popullor të zonës. Paraqitja e tyre në këtë mbrëmje ka qenë krejt e papritur dhe i ka lënë të mahnitur të gjithë të pranishmit, të cilët kishin dalë në rrugë për të parë maturantët e rinj. Lajmi menjëherë mori dhenë dhe u kthye në viral në portale dhe rrjetet sociale. Fama e menjëhershme e çiftit më pazakontë ishte aq e madhe sa që detyroi Alban Dudushin që t’i ftojë atë në emisionin e mbrëmjes së sotme në “Top Show Magazinë”.   Vetë Ledjana rrëfeu se gjyshi e kishte shoqëruar vetëm për paradën para mbrëmjes së maturës, pasi më pas ai ishte larguar, ndërsa ajo vetë kishte hequr veshjen popullore dhe kishte veshur fustan duke ia bashkuar shokëve të maturës në mbrëmje. I kënaqur nga kjo eksperiencë duket se ka mbetur edhe vetë gjyshi, i cili tregoi se ishte po aq “Garip”, sa kishte edhe emrin. Ai tregoi se e kishte përjetuar shumë mirë të gjithë këtë eperiencë dhe se nuk ishte ndjerë aspak në siklet, megjithëse diferencat mes brezave janë shumë të mëdha. Ndërkohë pohoi se e kishin pritur mirë edhe shokët e tij: “Shokët më pritën mirë, më pishin parë edhe ata”, rrëfeu Garipi, i cili nuk harroi të bënte publik edhe një detaj interesant nga komunikumi me bashkëshorten, e cila duket se nuk e kishte mbështetur veprimin e tij . “Plaka më tha ‘Or plak ti ke dal mendsh!’”, tregon gjyshi, i cili nuk kishte përtuar t’i ktheje përgjigjen e duhur: “Jo oj plakë, jo, jam i fortë hala!”.

Share With:
Translate »
1020 Views