Rrëfimi më origjinal për Ismail Kadarenë ishte nga mbesa e tij Doruntina

E përlotur, e vërtetë, me një shqipe të mirë disi në gjuhën e familjes, por që edhe pse e lindur dhe e rritur në Francë, e pritshme që mbesa e Ismail Kadaresë të ishte e tillë.

Ajo tregoi me një sinqeritet të bukur të dielat me gjyshin e saj, habinë me madhështinë e tij sepse me të ai kishte qenë veçanërisht gjyshi, edhe pse siç tha ajo “me ato turinj, por që qeshte ndonjëherë” dhe i linte nipin e mbesën të ishin të lirë.

Rrëfimi për RTSH i Doruntinës, ishtë më i bukuri dhe ndoshta i vetmi i ditës që na bëri për vete.

“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që sa shumë e quan edhe populli njeri enigmatik dhe serioz. Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë, asnjë rregull. Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë. Që e vogël më dhanë “Kush e solli Doruntinën” edhe unë quhem Doruntina dhe ky më ka ngelur si lidhje që ka me emrin tim”, shprehet ajo

Share With:
Translate »
39 Views