Rrëfimi prekës i Kaderit – nëna e braktisi kur ishte 2-muajshe dhe njerka e keqtrajtonte, si tentoi t’i jepte fund jetës

Kader Kicaj ka bërë një rrëfim prekës e po aq emocional në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo tregoi historinë familjare, ku e ëma e kishte braktisur qysh bebe, kur ka qenë dy muajshe

Bukuroshja nga Prizreni ndau sakrificat më pas pa nënën, e për jetën e saj me familjen e të atit dhe se si ndryshoi gjithçka për të.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta në një moment tha se u lodh nga këto gjëra dhe deshi që t’i jepte fund jetës.

Rrëfimi I plotë I Kaderit (pa ndërhyrje):

“Mami më ka braktisur kur kam qenë dy muajshe, motra ka qenë një vjeçe. Babi ka dalë jashtë, nuk ka qenë me neve. Për neve u kujdes gjyshja dhe gjyshi. Arsyen e ndarjes së mamit dhe babit kurrë nuk e kemi ditur, nuk kanë dashur të na tregojnë me na bo me u ndi keq. Gjyshi dhe gjyshja janë kujdesur tërë kohën për neve. Kur isha 3 vjeçare, motra katër.

Babai u martua me një grua tjetër, që e kam njerkë.

Erdh ajo, kur erdhi ajo për neve ka ndryshuar shumë. Shtylla e jetës time ka qenë gjyshja, që na ka ndejt gjithmonë afër, na ka edukuar na ka kulturuar krejt ajo.

Arsyeja pse jam veshur me të bardha, ka shumë femra si unë që kanë historinë e njëjtë apo pak më ndryshe. E kam pasur një motër tepër të mirë, kujtimi më I bukur që më ka lënë nëna është motra. Babai kur u martua me njerkën, ajo ka pasur dëshirë ta largoj babanë prej neve, ka pasur qejf ajo vetëm me pas vëmendjen e babait. E ka bërë një fëmijë. Na ka mbyllur në dhomë. Ka thënë që mos të flasim, mos të bëjmë zhurmë.

Gjithmonë kam ndenjur në dhomë vetëm. E kam pasur një kukull, e kam quajtur atë nënë, flisja me të. Gjithmonë kur më kanë pyesur, i kam thënë është nëna ime. Jam e bekuar që kam lindur në atë familje, që e kam pasur gjyshen, babanë, xhaxhanë, ama nënën nuk e kam pasur.

I kam pasur 13 vjet, të gjithë do shkruanin letër për nënë. Erdhi një shoqe më tha oh sa mirë ti nuk ke nënë, i kam thënë e kam gjyshen. i kam marrë disa hapa, i kam thënë që më kanë dërguar të shtëpisë. Kam dashur t’i jap fund jetës time, e pata shkruar një letër shtëpisë, i kam thënë: nuk po dua të jetoj më.

Shumë keq e kam përjetuar atë që më tha një shoqe për letrën për 8 Mars, që nuk kisha kujt t’i shkruaj. Babai është kujdesur gjithmonë financiarisht. Kam dashur që një herë me babanë, nënën dhe motrën, të hanim një darkë së bashku.

Babai gjithmonë ka thënë, duhet të shihni mamin, ajo iu ka rritur. E kisha si një njeri që se njoh, jo si me një nënë me fol, muhabet.

Unë jam e lidhur me babanë shumë, se kujdeset për mua shumë. E kam falur mamin, nuk kam lidhje kam thënë. Edhe pse ka ndodhur kështu, edhe pse nuk na ka parë, nuk mi ka parë ato hapat e para si fëmijë I vogël, shyqyr Zotit që e kam pasur një gru aq mirë që na ka rritur”. 

Share With:
Translate »
66 Views