Sipas asaj që është bërë e ditur 50-vjeçari , me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.

Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.