Rregulla të vlefshme për nënat që kanë djem!
Shpesh herë një femre i duhet të rrisë e vetme fëmijën e saj e megjithatë kjo as nuk e tremb aspak. Dilema që i shoqëron nënat është: “A do mundemi të rrisin një fëmijë të mbarë, si të sillemi me të në situata të caktuara, që ai mos të ndihet kurrë inferior në shoqëri. Ta vlerësojmë apo ta shtyjmë gjithnjë për më shumë, me të vetmin qëllim që ai të jetë i sukseshëm.
Më poshtë po ju japim disa këshilla, të cilët sipas psikolëve amerikanë janë të vlefshme për të rritur djem të mbarë.
Kurrë mos u tallni me djalin tuaj
Për një burrë, tallja nga një grua është e padurueshme, madje traumatike. Por tallja e një nënë shkakton një plagë edhe më të thellë. Kurrë mos u tallni me të nëse ai ka veshur keq pantallonat apo kur ju rrëfen mbi të dashurën e tij.
Përgjigjuni gjithmonë pyetjeve të tij
Ju duhet t’i përgjigjeni çdo pyetje që ju bën djali. Mund të ndodhë që nuk e dini përgjigjen, por këtë bëjani të ditur fëmijës suaj. Më vonë mësoni rreth asaj çka ju ka pyetur dhe mundohuni t’i jepni një përgjigje.
Merrni edhe mendimin e tij kur vendosni për diçka
Kurrë mos i nënvlerësoni fëmijët. Ndoshta mendimi i tij mund të jetë më i mirë se i juaji. Kështu që gjithmonë pyesni edhe djalin kur merrni një vendim.
Harrojeni shprehjen “ta kam thënë bir”
Nëse djali juaja u pyet vazhdimisht për të njëjtën gjë, kini durim dhe jepni sërish përgjigje. Kjo do të forcojë lidhjen tuaj dhe do rrisë besimin e djalit të nëna.
Lëvdojeni
Mos i kurseni fjalët e bukura sa herë që djali juaj bën vepra të mirë. Kjo do të bëjë që ai të rrisë besimin në vete.
Mbështesni ëndrrat e tij
Sado të çuditshme të jenë dëshirat e tij, ofroni mbështetjen tuaj. Besoni tek ai, por kini parasysh që vendimet e vërteta ai i merr pas të 20-ve.
Nëse djali juaj qan…
Kjo tregon që diçka nuk shkon. Mirëpo, nuk duhet të trembeni, pasi ata i japin rëndësi edhe gjërave më të vogla. Mjafton që ju t’i qëndroni pranë. Nëse ai nuk do t’u tregojë, mos këmbëngulni, por përpiquni ta qetësoni.
Mos i bëni moral
Komentet janë të tepërta.
Ju jeni gjithmonë në anën e tij
Tregoni me vepra konkrete se ju gjithmonë do të jeni krah tij, në çdo moment. bordo