Rrëmbeu foshnjen dhe e hodhi brenda pusit, policia në kërkim të majmunit ‘vrasës’
Policia në Indi është në kërkim të një majmuni që pretendohet se ka rrëmbyer një foshnje, trupi i të cilit u gjet më vonë brenda një pusi në shtetin lindor të Orissa.
Nëna e foshnjes e pa incidentin por nuk arriti që të shpëtonte djalin e saj.
Një i afërm gjeti trupin e tij në një pus prapa shtëpisë të dielën, një ditë pasi ishte rrëmbyer nga majmuni që kishte hyrë në shtëpi.
Zyrtarët thonë se kjo është “një rast shumë i rrallë”, megjithëse majmunët dëmtojnë shpresh pronat në këtë zonë.
“Ne shpresojmë të kapim majmun brenda një jave,”-tha oficieri PC Pradhan, për BBC.
“Ndërsa majmunët që sulmojnë njerëzit ose hyjnë në shtëpi në kërkim të ushqimit janë mjaft të zakonshëm është hera e parë që ka marrë një fëmijë.”
Zyrtarët e pyjeve i thanë BBC se majmuni hyri herët në mëngjes në shtëpinë e familjes dhe e rrëmbeu foshnjen.
Një mjek që ekzaminoi trupin tha se nuk kishte shenja të rënda të lëndimeve.
Mendohet se djali është mbytur në ujin e pusit, ku u la nga majmuni.