Rrëmbeu foshnjen dhe e hodhi brenda pusit, policia në kërkim të majmunit ‘vrasës’

Policia në Indi është në kërkim të një majmuni që pretendohet se ka rrëmbyer një foshnje, trupi i të cilit u gjet më vonë brenda një pusi në shtetin lindor të Orissa.

Nëna e foshnjes e pa incidentin por nuk arriti që të shpëtonte djalin e saj.

Një i afërm gjeti trupin e tij në një pus prapa shtëpisë të dielën, një ditë pasi ishte rrëmbyer nga majmuni që kishte hyrë në shtëpi.

Zyrtarët thonë se kjo është “një rast shumë i rrallë”, megjithëse majmunët dëmtojnë shpresh pronat në këtë zonë.

“Ne shpresojmë të kapim majmun brenda një jave,”-tha oficieri PC Pradhan, për BBC.

“Ndërsa majmunët  që sulmojnë njerëzit ose hyjnë në shtëpi në kërkim të ushqimit janë mjaft të zakonshëm është hera e parë që ka marrë një fëmijë.”

Zyrtarët e pyjeve i thanë BBC se majmuni hyri herët në mëngjes në shtëpinë e familjes dhe e rrëmbeu foshnjen.

Një mjek që ekzaminoi trupin tha se nuk kishte shenja të rënda të lëndimeve.

Mendohet se djali është mbytur në ujin e pusit, ku u la nga majmuni.

Share With:
Translate »
617 Views