Vezë floriri, shumë dollarë dhe… zbuloni surprizat e mrekullueshme që i ka bërë Kylie Jenner për Pashkët e para të vajzës

Festa e Pashkëve ka kaluar në një atmosferë fantastike edhe për familjen e Kylie Jenner.
20-vjeçarja mesa duket është kujdesur në maksimun që vogëlushja e saj Stormi ta festojë në mënyrën më të mirë të mundshme herën e parë të kësaj feste.
Një lepurush gjigand me trëndafila, disa vezë floriri, një shport e mbushur me dollarë dhe dhjetëra arusha lodër me pellush ishin disa nga dhurata për Stormin të cilat i ka bërë publike vetë mami Kylie me disa imazhe që ka ndarë me fansat në Snapchat.
Në fotot e publikuara artistja e make-up shihet përkrah partnerit Travis Scott duke u shfaqur të lumtur nën shoqërinë e vogëlushes Stormi.
Epo me gjithë këto dhurata duket se festa e ka gjetur plot ëmbëlsi familjen e Kylie Jenner.

Share With:
Translate »
778 Views