Rrëzohet avioni, vdes vajza e biznesmenit

Një avion privat është rrëzuar këtë të dielë në Iran.

Avioni i përkiste firmës turke Basaran Holding dhe deri tani mësohet se janë 11 persona që kanë humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së biznesmenit Huseyin Basaran.

Mediat turke më herët raportuan se vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai.

Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër ndaj po bëntë edhe festën e beqarisë me shoqërinë.

Aeroplani po mbante gjithashtu edhe tre drejtues në ekuipazh përveç vajzës së biznesmenit dhe miqve të saj, tha një zyrtar i Ministrisë së Transportit të Turqisë.

Share With:
Translate »
764 Views