Rriten viktimat e Covid-19, ulen infektimet

Rriten viktimat e covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një prej viktimave është nga Berati, tre qytetarë nga Tirana dhe një nga Lushnja, të moshave 81 deri 91 vjeç.

Sakaq, infektimet kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë për 172 qytetarë të infektuar me covid-19, 156 raste më pak nga 1,440 testime të kryera në mbarë vendin.

Tirana vijon të ketë sërish numrin më të lartë të të prekurve me covid-19 me 78 raste, e ndjekur nga Berati me 16 raste, Vlora me 11, Fieri me 10, Durrësi me 6 raste të reja.

Një rënie të lehtë ka pësuar edhe numri i pacientëve që po marrin trajtim në spitalet Covid, ku nga 145 pacientë, 13 janë në gjendje më të rënduar.

Share With:
Translate »
146 Views