Rritet numri i adoleshentëve që përdorin kanabis
Kanabisi dhe droga po tërheq rreth vetes gjithmonë e më shumë adoleshentët shqiptare.
Studimi i fundit i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në pah se ndërsa numri i përdoruesve të alkoolit dhe duhanit tek 15 -16 vjeçarët po bie, përdorimi i kanabisit po rritet.
Rritja e numrit të përdoruesve, sipas specialistëve, lidhet me gjetjen e lehtë të kanabisit në ambientin ku jetojnë.
Bazuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik, pas kanabisit, kokaina renditet e dyta, ku 3.7% e adoleshent[ve e kanë provuar.
Sakaq 15.3% e nxënësve të klasave të 9-ta dhe të 10-ta kanë provuar minimalisht një lloj droge të paligjshme.