Rritet numri i të infektuarve dhe 6 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5779 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1562 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar: 671 në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnje, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 6 qytetarë: një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 23,419 pacientë aktivë me Covid në të gjithë vendin, ku në spital po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 1642 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,835 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
46 Views