Nesër fillon mësimi normalisht në arsimin parauniversitar

Nxënësit e arsimit parauniversitar do të rikthehen ditën e nesërme në shkolla pasi moti parashikohet të jetë i favorshëm. Lajmin e ka dhënë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.

“Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, moti parashikohet të jetë më i favorshëm. Temperaturat nuk ishin të zakonshme. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe Greqia i mbylli shkollat të hënën. Edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë dhe shumë shtete të tjera. Arsyeja nuk ka qenë vetëm ngrohja në shkolla, por ne duhet të kujdesemi dhe kemi përgjegjësi për nxënësit që në momentin kur dalin nga shtëpia nëse ka ngricave në rrugë duhet të marri masat”, u shpreh ministrja.

Kushi ka theksuar se kopshtet dhe çerdhet janë në varësi të bashkive, por prindërit nuk janë të detyruar t’i çojnë.

“Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkive. Por prindërit nuk janë të detyruar ti çojnë fëmijët, ndërsa shkolla ka një program dhe nxënësit kanë detyrim. Shpresojmë që kushtet të mos na ofrojnë surpriza të tjera. por ishte një periudhë tre ditore që sipas ekspertëve ishte e nevojshme.”

Share With:
Translate »
124 Views