Rritet sërish numri i rasteve të reja me Koronavirus në vend krahasuar me një ditë më parë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 39 raste të reja me Koronavirus, nga 3169 testime të kryera. Numri i rasteve është rritur nga dita e djeshme, me vetëm 17 të prekur.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri.

Share With:
Translate »
113 Views