Rriti djalin e të shoqit që 7 vjeç/ Kur ai shkoi 23, e la burrin dhe u martua me të birin

Marina Balmasheva, 37 vjeç, ka lindur vajzën e saj Olgën 20-muajshe me Vladimir ‘Vova’ Shavyrin, djalin e ish-burrit të saj, 23-vjeçar.

Marina, një influencere e njohur për humbjen e peshës në Rusi, la babain e Vova, Alexy Shavyrin, pasi mbeti shtatzënë nga thjeshtri i saj, teksa të dy kishin një lidhje pas shpinës së burrit të saj.

37-vjeçarja shprehet jashtëzakonisht e sinqertë për martesën e saj dhe fillimin e saj disi jo ortodoks, duke treguar për ndjekësit se si ra në dashuri me Vova në një postim të detajuar në rusisht.

Marina Balmasheva: Woman who married stepson she raised from age 7 gives  birth to his baby | MEAWW

Alexey, ish-bashkëshorti i saj, po rrit 5 fëmijët që ata adoptuan së bashku dhe është tejet i hidhëruar për të gjithë kalvarin e ngjarjeve.

“Ajo joshi djalin tim… ai nuk kishte pasur të dashur para saj,” tha Alexey, sipas The Mirror.

Marina Balmasheva: Woman, 37, who married 23-year-old stepson pregnant with  their second child | MEAWW

“Ata nuk kishin turp të bënin seks teksa unë isha në shtëpi. Unë do t’ia falja tradhtinë, nëse nuk do të ishte djali im… Ajo vraponte drejt shtratit të djalit tim nga dhoma jonë e gjumit kur unë flija.”

45-vjeçari shtoi: “Pas kësaj ajo kthehej në shtrat me mua sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

Pasi zbuloi lidhjen me thjeshtrin e saj, i cili është 14 vjet më i ri, Marina shpjegoi gjithashtu se shumë gra e nxisin që të zbukurohet më shumë për të mbajtur të lidhur pas vetes burrin e saj të ri.

Marina Balmasheva - Ruetir

Share With:
Translate »
128 Views