Rroftë babi! Këta janë çunat e “babit” që notojnë në lekë

Edhe pse Tirana ka një jetë shumë të vrullshme dhe plot energji, prapë se prapë mbetet një qytet i vogël në krahasim me kryeqytetet europiane, ndaj edhe njihen mirë se kush janë “kokat” e pasura dhe që preferohen më së shumti.

Disa prej tyre, për të mos thënë pjesa më e madhe e këtyre djemve të pasur, e kanë gjithçka të siguruar nga prindërit. Albeu.com, ju sjell më poshtë pasuritë dhe luksin e tyre.

Erik Fullani, djali i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklarohet të ketë ndjekur studimet në shkollën private “Nobel”.

Deklarata e zyrtare e pasurisë së familjes Fullani, e bërë publike në deklarimin pranë ILDKP-së kap një shifër prej 24.213.325 lekësh në depozitë bankare si dhe 6.203 euro.

Erik Fullani është djali i ish guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.

Ai spikat gjithnjë për veshjet e zgjedhura me shumë kujdes, gjithnjë të markave të shtrenjta dhe sigurisht lifestyle-in me makina të bukura dhe pushime të çmendura E sigurisht që kjo justifikohet me lekët e babit.

Martin Mane është djali i Saimir Mane. Samir Mane, i shpallur nga Fondacioni për Liri Ekonomike si një nga njerëzit më të pasur në vend. Pasuria e tij shkon deri në 1.2 miliard usd. Kjo justifikon edhe jetën e bulkur të djaloshit.

Është djali i biznesmenes Shefikat Ngjela, Tedi Ngjela i cili bën një jetë luksoze.Dejvi ka studiuar në Londër dhe familja e tij merret me biznes. Ai është një nga djemtë që shihet shpesh në mbrëmjet gala. Duket se pauria e tij nuk është deklaruar.

Kryefamiljari Irfan Hysenbelliu është pronar i disa bizneseve por edhe mediave. Ai zotëron firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele dhe një grup të suksesshëm mediatik që përfshin “Neës 24”, “Gazeta Shqipare” e “Balkanëeb” si dhe gazetën “Panorama”. Duket se të gjitha këto i gëzon djali i tij Fatmir Hysenbelliu. Pasuria e tyre shkon në gjysmë miliardë euro.

Share With:
Translate »
1503 Views