Shqipëria me normën më të lartë në rajon për vdekshmërinë amësore

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë amësore më të lartë në rajon. Nga të dhënat më të fundit të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, është përllogaritur se në 100’000 lindje 29 gra humbën jetën.

Vdekshmëria amësore përshkruhet nga Organizata Botërore e Shëndetit si vdekja e një gruaja gjatë shtatzënisë apo brenda 42 ditëve të përfundimit të shtatzënisë, prej çdo shkaku që lidhet me shtatzëninë apo mbarëvajtjen e saj, por jo prej shkaqeve aksidentale. Krahasuar me fillimin e viteve ’90 kur norma e vdekjeve të nënave ishte 70/100 mijë lindje, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm.

Vdekshmëria amësore e Shqipërisë është më e larta në Ballkanin Perëndimor. Pas Shqipërisë, me normë më të lartë  renditet Serbia, ku në 100 mijë lindje 17 gra humbin jetën. Bosnje Hercegovina numëronte 11 vdekje të nënave për 100 mijë lindje. Maqedonia dhe Mali i Zi kishin një normë relativisht të ulët, përkatësisht 8-9/100 mijë lindje.

Share With:
Translate »
800 Views