E diela e punëve të shtëpisë, dikush përpiqet të ndihmojë Ledina Çelon | Video
Fundjava është bërë për të pushuar por edhe për të bërë ndonjë punë shtëpie. Përjashtim nga këto “rregulla” nuk bën as këngëtarja Ledina Çelo. Tashmë e dimë që ajo i është dedikuar me kohë të plotë familjes. Ajo jeton në një shtëpi të madhe në Gjermani dhe me siguri dita nuk mjafton për ta mirëmbajtur. Por, djali i saj, Erlisi, ka vendosur ta ndihmojë mamin me punët e shtëpisë. Ndoshta ai nuk e kupton se e ëma po e edukon që ai të bëhet i zoti i vetes por mami Ledina meriton notën 10 si një nënë e shkëlqyer. /Kids’ Time