Sa kanë ndryshuar fëmijët! Monika Kryemadhi ndan foton familjare në 50-vjetorin e lindjes

Një ditë më parë Monika Kryemadhi festoi ditëlindjen. Sot Kryemadhi postoi një foto në Instagram me familjen e saj ndërsa tregon se si e gjeti ky 50-vjetor i lindjes.

“Faleminderit fëmijëve të mi që edhe pse të rritur në botën e teknologjisë më uruan ditëlindjen me nga një letër të shkruajtur me shkrim dore ku radhitën fjalë zemre për nënen e tyre dhe kjo më emocionoi, duke menduar që Ilir Meta nuk më shkruajti asnjë herë letër dashurie, sepse dashuria e tij ishte prezenca e tij në jetën time në këto 30 vjet. Sa shumë falenderime kam për të gjithë ju miqtë e mi që gjetët kohën dhe shkruajtët letra mesazhe foto emoji për mua në këte ditë të veçantë. Në fakt mamaja më thotë që ke lindur në 21:20 të darkës dhe nuk e kuptoj pse të vijnë për të të surprizuar në 12 të natës në shtëpi?! Dhe unë i them më pëlqen kjo gjë, sepse është bukur, është vërtetë bukur kur rrethohesh me dashurinë e fëmijëve e njerëzve që të duan dhe i do, por kësaj buqete i shtohet edhe ajo dashuri diku e dukshme diku e padukshme e miqve të tu që janë afër teje dhe nuk e bërtasin dashurinë vetëm kur ti je mirë dhe i sukseshëm apo i pushtetshëm, por janë aty gjithmonë edhe kur dhimbja bashkohet me urrejtjen dhe zhgënjimin. Ata janë aty me ty edhe pse e dinë qe ti Monika Kryemadhi je 50 vjeç dhe ke sot prioritete të tjera. Një gjysmë shekulli i ri fillon nga sot për mua, gjysmë shekullin e parë e kalova me ndërtimin e një familjeje të mrekullueshme ( mos ta marrim sysh) jam krenare për fëmijet e mi sepse janë të përsosur në origjinalitetin e tyre dhe do ti motivoj të jenë vetvetja, të mos bëjnë kompromise me vlerat dhe parimet e tyre sepse njeriu edhe kur rrëzohet, duhet të rrëzohet me dinjitet, të ringrihet me dinjitet, të humbasë dhe të fitojë me dinjitet. Kjo ka qenë ajo që kam besuar dhe besoj. Njeriu, aq më shumë gratë në Shqipëri këtë luftë e kanë edhe më të fortë sepse në kushtet e sotme, dinjiteti dhe parimet janë bërë të vështira ti ruash, për shkak të një realiteti virtual të rremë . Megjithatë sot e ndjej veten një gladiatore, një galdiatore në taka ashtu siç më ka përkufizuar një mikja ime. Qesha kur ma tha këtë gjë, por e besova sot kur me mijra mesazhe vinin nga e gjithë bota ku mijëra të rinj që nga 1991, shokët dhe shoqet e mia të themelimit të FRESSH e deri tek të rinjtë e LRI që janë sot kudo në botë.”, shkruan Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: 50 vitet e mia si gladiatore në taka!

Share With:
Translate »
60 Views