Sa shumë janë rritur! Beyonce e Jay Z shfaqen si rrallëherë me fëmijët dhe gjithë rrjeti po “çmendet”

Beyonce dhe Jay Z janë prindër të tre fëmijëve, Blue Ivy dhe binjakëve Sir e Rumi. Artistët e famshëm nuk janë shfaqur shpesh në publik me fëmijët e tyre sidomos me më të vegjlit, Rumi dhe Sir. Mirëpo së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një foto e rrallë e familjes Carter.

Fotografia është bërë nga parukieri i Beyonce-s, Neal Farinah. Të gjithë familjarët shihen të kapur përdore me njëri-tjetrin dhe të veshur me të zeza. Beyonce si gjithmonë shfaqet e veshur shumë stil me një trupore të zezë dhe sandale. Fansave të familjes së famshme ju ka tërhequr vëmendjen fakti se fëmijët janë rritur shumë, sidomos Blue Ivy që pak nga pak do të arrijë gjatësinë e Beyonce-s. Edhe binjakët, Sir dhe Rumi, që festojnë 4-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm dukeshin shumë stil të veshur bardhë e zi.

 

Së fundmi Jay Z ka dhënë një intervistë për “The Sunday Times”, ku foli si kurrë më parë për marrëdhënien me Beyonce, mënyrën se si po rrisin fëmijët dhe si e kanë përjetuar karantinimin.

“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, u shpreh Jay Z për karantinën.

Sa i përket prindërimit, reperi tha se e rëndësishme në rritjen e fëmijëve është që t’ju dhurohet dashuri dhe përkrahje. Ai u shpreh se fëmijët duhet lënë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre dhe se gjithmonë do kenë mbështetjen e tij e të Beyonce.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”, u shpreh Jay Z.

Share With:
Translate »
170 Views